Erdogan: Gjendja e jashtëzakonshme mund të marrë fund pas zgjedhjeve të 24 qershorit

I ftuar special në një transmetim direkt të disa kanaleve televizive turke, Presidenti Recep Tayyip Erdogan, deklaroi mbrëmjen e së enjtes se qeveria mund t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme pas zgjedhjeve të 24 qershorit...

Erdogan: Gjendja e jashtëzakonshme mund të marrë fund pas zgjedhjeve të 24 qershorit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi mbrëmjen e së enjtes se qeveria mund t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme pas zgjedhjeve të 24 qershorit.

I ftuar special në një transmetim direkt të disa kanaleve televizive turke, Erdogan tha se qeveria do të diskutojë rreth kësaj çështjeje dhe do të bëjë vlerësimet e nevojshme për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme, e cila u vendos pas tentativës vdekjeprurëse për grusht shteti më 15 korrik 2016.

“Gjendja e jashtëzakonshme mund të diskutohet dhe të hiqet pas zgjedhjeve”, theksoi Erdogan duke shtuar se lufta kundër organizatës terroriste gyleniste (FETO) vazhdon “me të njëjtin ritëm dhe vendosmëri si natën e 15 korrikut 2016”

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi do të mbahen më 24 qershor.

Më 18 prill të këtij viti, qeveria turke zgjati për të shtatën herë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për tre muaj.



Lajme të ngjashme