Turqia publikon strategjinë e re për mineralin e borit

Ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, deklaroi të enjten se do të dy-mijëfishojnë vlerën e mineralit të borit duke e transformuar atë në produkt me anë të teknologjisë së karburit të borit...

Turqia publikon strategjinë e re për mineralin e borit

Ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, deklaroi të enjten se do të dy-mijëfishojnë vlerën e mineralit të borit duke e transformuar atë në produkt me anë të teknologjisë së karburit të borit.

Berat Albayrak dha informacione të rëndësishme në lidhje me strategjinë e re të Turqisë për mineralin e borit gjatë një takimi rreth kësaj çështjeje.

Ai bëri me dije se një uzinë e karburit të borit do të ndërtohet në Balikesir, provincë në veriperëndim të Turqisë, në kuadër të një marrëveshjeje ndërmjet kompanisë turke “Eti Maden” dhe asaj kineze “Dalian Jinma”.

“Me anë të teknologjisë së karburit të borit, vlera e mineralit të borit do të jetë 2 mijë herë më e lartë kur ai të shndërrohet në produkt. Përmes karburit të borit, do të formohet një vlerë e shtuar që shkon deri në 400 mijë dollarë, nga një vlerë fillestare prej 400 dollarësh”, theksoi ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore.

“Turqia ka mbi 73% të rezervave më cilësore të borit në botë. Jemi liderë botërorë në prodhimin e këtij minerali. Në vitin 2017, kompania ‘Eti Maden’ realizoi shitjen e 2,2 tonëve duke kaluar nivelin 50% në tregun global të borit, një hap historik ky në këtë aspekt”, shtoi Albayrak.



Lajme të ngjashme