Tensioni Turqi-Greqi, njësisë turke të ofensivës nënujore në Egje i jepet urdhri për gatishmëri

Ndërkohë që 1 fregatë dhe 2 anije sulmuese patrullojnë në Detin Egje 24 orë në 7 ditë për të penguar provokimet e mundshme të Greqisë, Njësive të Ofensivës Nënujore, SAT i është dhënë urdhri për të “qenë të përgatitur”.

Komanda e Forcave Detare ka rritur masat ndaj Greqisë, që kohët e fundit përpiqet të rrisë tensionin në Mesdheun Lindor dhe në detin Egje.

Në kuadër të punime të cilësuara si “atdheu i kaltër”, Forcat Detare vazhdojnë pa ndërprerje aktivitetet e zbulimit dhe vrojtimit në Detin Egje me një fregatë dhe 2 anije sulmuese.

Krahas kësaj njësive të Ofensivës Nënujore, SAT i është dhënë urdhri për të “qenë të përgatitur”.  

Gjithashtu në Egje sigurohet kontroll i rregullt edhe nëpërmjet mjeteve fluturuese të telekomanduara.

Nga ana tjetër edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Hulusi Akar së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Nuretin Xhanikli (Nurettin Canikli) duke vizituar më parë fregatën me detyrë në Mesdheun Lindor dhe Egje dhanë mesazh se janë gati për detyrë të çfarëdollojti.

Lajme të ngjashme