NATO-ja mirëpret marrëveshjen Turqi-SHBA mbi udhërrëfyesin për Menbixhin

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi të mërkurën se ka mirëpritur marrëveshjen ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi udhërrëfyesin për qytetin sirian të Menbixhit...

NATO-ja mirëpret marrëveshjen Turqi-SHBA mbi udhërrëfyesin për Menbixhin

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Jens Stoltenberg, njoftoi të mërkurën se ka mirëpritur marrëveshjen ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi udhërrëfyesin për qytetin sirian të Menbixhit.

Ky vlerësim i Stoltenbergut erdhi gjatë një konference për media përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel.

“Mirëpres marrëveshjen Turqi-SHBA mbi udhërrëfyesin për Menbixhin”, deklaroi ai.

Udhërrëfyesi për Menbixhin u shpalos të hënën (4 qershor) në Uashington, pas takimit të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, me homologun e tij nga SHBA-ja, Mike Pompeo, që theksuan se siguria në këtë zonë do të garantohet nga forcat turke dhe amerikane së bashku.

Marrëveshja përqendrohet në tërheqjen e organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG nga qyteti verior i Sirisë dhe në stabilizimin e rajonit.

“Brenda 10 ditësh do të nisë zbatimi i etapës së parë të udhërrëfyesit. Anëtarët e organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG do të dorëzojnë armët dhe do të tërhiqen nga Menbixhi duke filluar që nga java e parë e muajit korrik”, pati thënë shefi i diplomacisë turke, Çavusoglu, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me sekretarin amerikan të Shtetit, Pompeo.



Lajme të ngjashme