Turqia dërgoi ndihma në Hartum të Sudanit

Gjysmëhëna e Kuqe Turke me rastin e muajit të Ramazanit nevojtarëve në kryeqytetin Hartum u dërgoi ndihma në ushqim.

Turqia dërgoi ndihma në Hartum të Sudanit

Turqia ashtu si në shumë vende tjera të botës gjatë muajit të shenjt të Ramazanit dërgoi ndihma edhe në Sudan.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke me rastin e muajit të Ramazanit nevojtarëve në kryeqytetin Hartum u dërgoi ndihma në ushqim.

Shpërndarja e pakove me ushqim u bë për fëmijët jetim që jetojnë në shtëpi pa drita dhe ujë.

Ambasadori i Turqisë në Hartum, Cemalettin Aydin deklaroi se Gjysmëhëna e Kuqe Turke gjatë muajit të Ramazanit shpërndau ndihma në 35 vende të ndryshme të botës.

Kryetari i delegacionit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke për Sudanin, Osman Baris Diker bëri të ditur se deri në fund të Ramazanit do të shpërndajnë deri 2 mijë paketa me ndihma në ushqim.

“Kemi planifikuar që 2 mijë pako me ushqime ti shpërndajmë në 8 zona të ndryshme në Hartum në mënyrë të barabartë. Gjatë planifikimit preferuam vendet ku jetojnë jetimët. Unë falënderojë posaçërisht popullin turk dhe të gjithë donatorët tjerë që kontribuuan për këto ndihma”, deklaroi Diker.

 


Lajme të ngjashme