Ushtria turke neutralizon 280 terroristë të PKK-së gjatë muajit maj

Gjatë muajit maj forcat turke të sigurisë i kanë dhënë goditje të rëndë organizatës separatiste terroriste PKK/YPG duke neutralizuar të paktën 280 terroristë në Turqi dhe përtej kufirit të vendit.

Institucionet turke të sigurisë përdorin termin 'neutralizuar' për terroristët të cilët janë vrarë, kapur ose ata të cilët janë dorëzuar vullnetarisht.

Në maj, në sulmet terroriste kanë humbur jetën 14 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë dhe 12 u plagosën.

Në të njëjtën periudhë, forcat turke ndaluan 216 persona të dyshuar për lidhje me organizatën separatiste terroriste PKK dhe 97 prej tyre u arrestuan.

Midis 280 terroristëve të neutralizuar gjatë muajit të kaluar, ka pasur disa të ashtuquajtur udhëheqës të rangut të lartë të rrjetit separatist terrorist të PKK-së në lindje dhe në jug të Turqisë.

Ndër të tjera është neutralizuar edhe Osman Ozonal, i njohur me emrin e koduar Malik, i cili bën pjesë në listën e terroristëve më të kërkuar në Turqi.

Ai u neutralizua në një operacion në Siirt së bashku me një terrorist tjetër nga lista e të kërkuarve. (AA)

Lajme të ngjashme