Soylu jep sinjale për operacion antiterror në veri të Irakut

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu (Süleyman Soylu) në një prononcim që bëri të hënën për agjencinë e lajmeve Anadolli (AA) paralajmëroi një operacion të gjerë ndaj strofkave terroriste të PKK-së në veri të Irakut.

Soylu jep sinjale për operacion antiterror në veri të Irakut

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu (Süleyman Soylu) paralajmëroi një operacion ndaj strofkave terroriste në veri të Irakut.

Sojlu tha se Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë marrë nën kontroll shumë pika në linjën Hakurk në veri të Irakut, ku është strukur organizata terroriste separatiste PKK.

Në deklaratat që bëri për agjencinë e lajmeve Anadolli (AA) në lidhje me aktualitetin, ministri Sojlu foli edhe për luftën kundër terrorit.

Duke vënë në dukje arritjet në luftën që vazhdon kundër terrorizmit në veri të Irakut, Sojlu tha: "Kandili nuk është më një objektiv i largët për ne. Është bërë një progres i madh në lidhje me shumë pika në linjën e Hakurkut, që ndodhet në zonën e veriut të Irakut”.

Lidhur me operacionin në Kandil Sojlu tha se kjo nuk është çështje operacioni, por është çështje kohe (se kur do të bëhet operacioni).

Zona malore e Kandilit në Irak njihet si vendi ku ndodhet i ashtuquajturi kuadri udhëheqës i organizatës terroriste.

 


Lajme të ngjashme