Mjeti tokësor i telekomanduar prodhim turk, UKAP është gati për detyrë

Kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes, në koordinim me Sekretariatin e Ministrisë së Mbrojtjes, vazhdojnë të ofrojnë pajisje të reja në shërbim të forcave të sigurisë, ndërkohë që rrisin edhe aftësitë e produkteve ekzistuese duke i shtuar atyre fuqi.

Platforma e Zjarrit të Telekomanduar (UKAP), e zhvilluar nga kompania Katmerciler dhe e pajisur me sistemin e armatimit nga ASELSAN, pas testimeve të suksesshme të gjuajtjeve në lëvizje, tashmë ka arritur nivelin e plotësimit të detyrës.

Ky mjet mund të vihet në funksion në luftime, ndërkohë që me tiparet që posedon, do të kontribuojë në ruajtjen maksimale të sigurisë së personelit në postat policore dhe operacione brenda dhe jashtë qyteteve.

UKAP me anë të funksionit të kontrollimit nga larg do të mund të zhvillojë detyrën në rajone përleshjeje.

Gjithashtu zë vend ndër sistemet parësore të sigurimit të nevojave tokësore të mjeteve të telekomanduar (pa pilot) të forcave të sigurisë.

Kompania Katmerciler ka nisur veprimtaritë për bashkëpunim dhe promovimin e UKAP-it në tregjet ndërkombëtare.

Kompania Katmerciler do të jetë pjesëmarrëse në Panairin e famshëm Ndërkombëtar të Mbrojtjes dhe Sigurisë (Eurosatory) që do të mbahet në Paris në periudhën 11-15 qershor, ku UKAP do të prezantohet para vizitorëve.

Lajme të ngjashme