Yildirim fton Borisovin për të marrë pjesë në përurimin e gazsjellësit TANAP

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, bëri të ditur se do të sigurojë pjesëmarrje në nivel të lartë.

984299
Yildirim fton Borisovin për të marrë pjesë në përurimin e gazsjellësit TANAP

Kryeministri Binali Yildirim e ftoi Kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të linjës së tubacionit gazsjellës, Trans Anadolli (TANAP).

Sipas njoftimit të bërë nga Kryeministria, bëhet e ditur se Kryeministri, Yildirim i telefonoi homologut të tij bullgar, Bojko Borisov.

Gjatë bisedës telefonike, Binali Yildirim e ftoi Borisovin për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të gazsjellësit TANAP që do të organizohet më 12 qershor në Eskishehir.

Ndërkaq Borisov bëri të ditur se do të sigurojnë pjesëmarrje në nivel të lartë në ceremoni.

 


Lajme të ngjashme