Turqia i vlerësoi si hap pozitiv punimet e delegacionit të Komisionit të BE-së

Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme së bashku me delegacionin që e shoqëronin u takuan në Ankara për të biseduar në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët turq për në vendet e BE-së...

Turqia i vlerësoi si hap pozitiv punimet e delegacionit të Komisionit të BE-së

Turqia i vlerësoi si pozitive punimet e delegacionit të BE-së, i cili ndodhet në Turqi për çështjen e liberalizimit të vizave.

Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme së bashku me delegacionin që e shoqëronin u takuan në Ankara për të biseduar në lidhje me udhëtimin pa viza për qytetarët turq për në vendet e BE-së.

Ministria e Jashtme e Turqisë shprehu kënaqësinë nga rigjallërimi i dialogut me Komisionin e BE-së për liberalizimin e vizave.

Në deklaratën e bërë nga ministria në fjalë thuhet se “Gjatë mbledhjes së mbajtur në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave janë shkëmbyer mendimet në lidhje me kriteret e paplotësuara për të cilat Komisionit të BE-së i dërguam Planin tonë të Punës”.

Në mes tjerash thuhet se “Komisioni i BE-së shprehu kënaqësi nga rigjallërimi i dialogut për liberalizimin e vizave dhe se planin e punës për plotësimin e kritereve të mbetura, e shikojnë si një hap pozitiv. Është vënë theksi edhe në vështirësitë e jetuara gjatë këtij procesi prej vitit 2016 e këtej. Delegacioni i Komisionit ka kërkuar informata shtesë për detajet teknike të planit të punës që ne u paraqitëm.

Në vijim të deklaratës bëhet e ditur se “Gjatë mbledhjes, delegacionit në fjalë iu paraqitën detajet e hollësishme dhe u shkëmbyen mendimet në lidhje me hapat që do të mund ti hedhim, ndërsa u arrit konsensusi për vazhdimin e punimeve teknike me Komisionit në fjalë”.



Lajme të ngjashme