Turqi - Hyri në fuqi marrëveshja ndërkombëtare për antiterrorizmin

Duke filluar nga sot (1 qershor 2018) në Turqi ka hyrë në fuqi Protokolli shtesë i Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin e Terrorizmit”, nënshkruar në vitin 2015 në Riga të Letonisë.

Turqi - Hyri në fuqi marrëveshja ndërkombëtare për antiterrorizmin

Të premten në Turqi kanë hyrë në fuqi Protokolli shtesë i Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin e Terrorizmit”, që është edhe traktati i parë ndërkombëtar kundër luftëtarëve të huaj terroristë.

Përmes një komunikate Ministria e Jashtme turke njofton se "Protokolli Shtesë i Konventës së Këshillit të Evropës mbi Parandalimin e Terrorizmit", traktati i parë ndërkombëtar lidhur me fenomenin e luftëtarëve të huaj terroristë dhe që është nënshkruar më 22 tetor 2015 në Riga, është ratifikuar së fundmi nga vendi ynë dhe ka hyrë në fuqi në Turqi që nga sot (e premte, 1 qershor 2018)".

“Protokolli Shtesë në fjalë deri më tani është nënshkruar nga 40 shtete anëtare të Këshillit të Evropës dhe BE-së, dhe së bashku me Turqinë, numri i shteteve që e kanë ratifikuar dhe zbatuar atë ka arritur në 12”,- thuhet në vazhdim të komunikatës.

"Krahas zhvillimit dhe forcimit të bashkëpunimit midis anëtarëve të Këshillit të Evropës, Protokolli Shtesë gjithashtu i obligon vendet nënshkruese që të përfshijnë dhe njohin si vepër penale në legjislacionin e tyre të brendshëm penal një sërë aktesh, si p.sh. pjesëmarrja në një shoqatë ose një grup për qëllime terrorizmi, pjesëmarrja në trajnime e stërvitje terrorizmi, udhëtimet jashtë vendit për qëllime terrorizmi dhe organizimi, financimi ose lehtësimi i udhëtimeve të tilla",- vijon komunikata e MPJ Turke.

“Turqia, si një vend që lufton në të njëjtën kohë kundër shumë organizatave (separatiste) terroriste si: PKK/PYD/YPG, FETO dhe DAESH, edhe këtej e tutje do të vazhdojë të japë kontributin e saj në përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit, si një nga "një kërcënimet madhore për paqen dhe sigurinë globale",- përfundon komunikata.

 


Lajme të ngjashme