Delegacioni i BE-së shqyrton liberalizimin e vizave për nënshtetasit turq

Të enjten kryeqyteti Ankara mirëpriti një delegacion të rëndësishëm të Bashkimit Evropian.

Delegacioni i BE-së shqyrton liberalizimin e vizave për nënshtetasit turq

Të enjten kryeqyteti Ankara mirëpriti një delegacion të rëndësishëm të Bashkimit Evropian.

Një delegacion i Bashkimit Evropian (BE) i kryesuar nga Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme, Simon Mordue, në mbledhjen e zhvilluar në Ministrinë e Jashtme në Ankara, shtroi në tryezë çështjen mbi kriteret e heqjes së vizave për nënshtetasit turq.

Dokumenti i pozicionit, ku shkruhej se Turqia ka plotësuar 67 nga gjithsej 72 kriteret e nevojshme për hyrjen e qytetarëve të saj pa viza në vendet e BE-së, i ishte komunikuar BE-së më 7 shkurt.

BE-ja kërkon nga Ankaraja që të ndryshojë ‘përkufizimin e terrorizmit’.

Por Ankaraja është kundër ndryshimit të përkufizimit në një periudhë që ajo është duke zhvilluar një luftë intensive kundër organizatave terroriste.

 


Lajme të ngjashme