Sistemi ASIST i ASELSAN-it fillon misionin në nëndetëset turke

Sistemi hidrolokalizues, ASIST, prodhuar nga Kompania Turke e Industrisë Elektronike Ushtarake (ASELSAN), ka filluar të përdoret në nëndetëse...

Sistemi ASIST i ASELSAN-it fillon misionin në nëndetëset turke

Sistemi hidrolokalizues, ASIST, prodhuar nga Kompania Turke e Industrisë Elektronike Ushtarake (ASELSAN), ka filluar të përdoret në nëndetëse.

Ky zhvillim është njoftuar nga ASELSAN-i vetë përmes një komunikate për shtyp.

ASELSAN-i e ka projektuar ASIST-in në përputhje me standardet ushtarake për të përmbushur nevojat e Komandës së Forcave Detare të Turqisë duke përdorur aftësi dhe pajisje tërësisht vendore e kombëtare, nga direktoria e sensorëve akustikë e deri tek njësitë brenda anijes.

Forcat Detare të Turqisë e testuan sistemin ASIST në nëndetëse dhe rezultoi i suksesshëm. Ai u vu në përdorim menjëherë në disa lloje nëndetësesh.



Lajme të ngjashme