Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Presidenti Erdogan inauguron tyrben e restauruar të Sulltan Mehmetit II

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, inauguroi të mërkurën tyrben e restauruar të Sulltan Mehmetit II në Stamboll...

Presidenti Erdogan inauguron tyrben e restauruar të Sulltan Mehmetit II

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, inauguroi të mërkurën tyrben e restauruar të Sulltan Mehmetit II në Stamboll.

Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimin ishin gjithashtu ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmus, Prefekti i Stambollit, Vasip Sahin, myftiu i Stambollit, Hasan Kamil Yilmaz, drejtori i Kulturës dhe Turizmit të Stambollit, Coskun Yilmaz, kryetari i Degës Stamboll të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Bayram Senocak, si dhe shumë zyrtarë e të ftuar të tjerë.

Në fjalën e rastit përpara inaugurimit, kreu i shtetit turk falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në realizmin e projektit të restaurimit të tyrbes.

Më pas, Presidenti Erdogan dhe disa zyrtarë të tjerë prenë shiritin e përurimit të tyrbes së Sulltan Mehmetit II.

Ai inspektoi ambientet e objektit dhe mori informacione nga autoritetet.

Mehmeti II, sulltani i 7-të i Perandorisë Osmane, njihet më gjerësisht si Mehmet Ngadhënjimtari, ndërsa në Evropë me emrin Turku i Madh (Grand Turco) apo Perandori Turk (Turcarum Imperator). Ai ka qëndruar në fronin otoman për 32 vite deri në vdekjen e tij. Më 1453-shin, teksa ishte ende 21 vjeç, Sulltan Mehmeti II ngadhënjeu Stambollin duke i dhënë fund periudhës mesjetare dhe Perandorisë 1.000-vjeçare Bizantine, për të hapur një erë të re.



Lajme të ngjashme