Policët e Afrinit trajnohen në Turqi

Trajnimi 21 ditor filloi më 18 maj në Turqi dhe do të përfundojë më 8 qershor...

Policët e Afrinit trajnohen në Turqi

Turqia po siguron trajnim të avancuar për 800 personel të policisë së Afrinit, të cilët do të kryejnë detyrat e tyre në qytetin veriperëndimor sirian të Afrinit, që tashmë është pastruar nga terroristët me operacionin ‘Dega e Ullirit’ të Forcave të Armatosura Turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane.

Akademia e Policisë dhe pjesëtarët e njësive speciale të Forcave të Armatosura Turke sigurojnë trajnim për rregullat e policisë, disiplinën e përgjithshme dhe trajnimin operacional, siç janë edhe shkatërrimi i pajisjeve shpërthyese të improvizuara.

Personeli i policisë së Afrinit gjithashtu është duke u trajnuar edhe për ndërhyrjet në incidentet sociale dhe luftën urbane.

Trajnimi 21 ditor filloi më 18 maj në Turqi dhe do të përfundojë më 8 qershor.

Pas trajnimit personeli sirian i trajnuar do të marrë detyrat e sigurisë në Afrin, i cili u çlirua nga organizatat separatiste terroriste PKK/PYD-YPG dhe organizata terroriste DAESH.

Më 25 maj, një total prej 620 efektivave policorë sirianë u diplomuan nga Akademia e Policisë Turke dhe u vendosën më vonë në Afrin.

Ndërkaq edhe populli i rajonit po kthehet në shtëpitë e tyre në Afrin, ndërsa operacioni i udhëhequr nga Turqia siguron një mjedis më të sigurt për civilët në zonë.

 



Lajme të ngjashme