Erdogan: Kanali i ri i Stambollit do të jetë "markë botërore"

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan të martën deklaroi se Kanali i Stambollit, sipas modelit të kanalit të Suezit dhe Panamasë, do të jetë “markë botërore”.

Erdogan: Kanali i ri i Stambollit do të jetë "markë botërore"

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan të martën deklaroi se Kanali i Stambollit, sipas modelit të kanalit të Suezit dhe Panamasë, do të jetë “markë botërore”.

Gjatë një adresimi në Stamboll në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) për zgjedhjet në Turqi, Erdoğan tha se projekti i Kanalit të Stambollit në masë të madhe do të shkarkojë Bosforin, me çka do të evitohen “fatkeqësitë ambientale”.

Kanali lundrues, i gjatë 45 kilometra, do të lidhë Detin Marmara dhe Detin e Zi, ndërsa do të duhet të përfundojë deri në vitin 2023.

Erdoğan tha se qëllimi është të zvogëlojë rrezikun që lidhet me transportimin e mallrave të rrezikshme në Bosfor, duke theksuar se bëhet fjalë për një projekt të zhvillimit strategjik.

Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë rritjen ekonomike në vitet e ardhshme, duke shpresuar se këtë vit do të tërheqë rreth 40 milionë turistë ndërsa në periudhën e ardhshme objektivi është 50 milionë turistë në vit.

“Tashmë e dini si duket Stambolli. Por më 29 tetor do të shihni Stambollin e ri”, tha Erdoğan, duke rikujtuar ditën kur do të hapet aeroporti i shumëpritur i tretë në Stamboll.

“Bëhet fjalë për aeroportin me kapacitet prej 90 milionë pasagjerësh në vit”, tha presidenti turk duke shtuar se mbarë bota do ta admirojë aeroportin e ri. (AA)



Lajme të ngjashme