Erdogani kritikoi lejimin e PKK-së të mbajë miting në Këln

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) kritikoi lejimin e manifestimit të organizuar në qytetin Këln me pjesëmarrjen e simboleve të organizatës separatiste terroriste PKK dhe zgjatimet e kësaj organizate në Gjermani.

Erdogani kritikoi lejimin e PKK-së të mbajë miting në Këln

Të hënën në mbrëmje Presidenti Erdoan mori pjesë në një program televiziv, ku iu përgjigj pyetjeve në lidhje me aktualitetin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kur moderatori i përmendi mitingun që ishte mbajtur në fundjavë në Gjermani me pjesëmarrjen e simpatizantëve të organizatës separatiste terroriste Presidenti Erdoan tha: “Me përjashtim të disa vendeve, Evropa po përjeton me të vërtetë një errësim të arsyes (eklips mendor). Sidomos Gjermania, me të cilën ne bisedojmë shumë gjëra të mira, etj. Ndryshe flasin dhe ndryshe veprojnë. U hapin dyert këtyre organizatave terroriste, kryesisht PKK-së dhe FETO-s. Për mendimin tim motivi i të gjitha këtyre është mendimi që kanë ata: “Nëse bëjmë atë, nëse veprojmë kështu do e shtrëngojmë Turqinë”. Nuk do të arrini që ta shtrëngoni dot Turqinë. Ndodhi tentativa e grushtit të shtetit, e çfarë u bë? Çfarë përfituat ju nga kjo? Ne e dimë se çfarë kontakte keni ju, por kur jua themi këto nuk ju vjen mirë. Për një kohë sikur u angazhuan, hodhën një hap serioz kundër këtyre organizatave terroriste. Por tani që po afrojnë zgjedhjet, filluan sërish të prodhojnë justifikime. Kinse leja për organizimin e mitingut ishte marrë 3 muaj më parë etj. etj. Pasi një diçka e tillë nuk ka bërë vaki deri më tani. PKK-ja merr leje nga ju 3 muaj më parë? Lëre partinë, ju nuk lejoni të organizojnë aktivitete as organizatat tona të shoqërisë civile atje (OJQ). Nuk u japin sallone. Si mund të ekzistojë një qasje e tillë”,- tha Erdoan.

 


Lajme të ngjashme