Presidenti Erdogan përsërit mesazhin e vendosmërisë në luftën kundër FETO-s

Në fjalën e rastit gjatë programit të iftarit me Policinë e Stambollit, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përsëriti të shtunën mesazhin e vendosmërisë në luftën kundër organizatës terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY)...

Presidenti Erdogan përsërit mesazhin e vendosmërisë në luftën kundër FETO-s

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përsëriti të shtunën mesazhin e vendosmërisë në luftën kundër organizatës terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

Kreu i shtetit turk mbajti një fjalim gjatë programit të iftarit me Policinë e Stambollit.

Ai shpjegoi se personat që kishin kontakte dhe lidhje me FETO/PDY-në, që përdornin mjete të komunikimit sekret dhe që abuzonin me postin e tyre për interesat e organizatës, janë përcaktuar me një punë të përpiktë dhe marrëdhëniet e tyre me institucionin janë ndërprerë.

“Në këtë proces, ne u kujdesëm që të mos i ndahemi as ligjit dhe as drejtësisë. Por edhe nëse mund të jenë bërë gabime, ne bëmë çmos që t’i kompensojmë ato. Dua që të jeni të bindur se nuk kemi mbyllur sytë qëllimisht dhe me dashje që të viktimizohet ndokush. Jua them sinqerisht, shumë pak vende në botë mund të luftojnë me kaq drejtësi dhe sukses, sikurse luftuam ne kundër një strukture të mallkuar, e cila ishte infiltruar në kapilarët e shtetit. Shumë pak shoqëri në botë mund t’i bëjnë ballë një traume kaq të rëndë, siç bëri kombi ynë me mendjemprehtësi”, deklaroi Presidenti Erdogan.

Lideri turk shtoi gjithashtu se lufta kundër FETO/PDY-së do të vazhdojë me vendosmëri dhe zgjuarsi, në mënyrë që gjaku i dëshmorëve të mos shkojë dëm.



Lajme të ngjashme