Zv/Kryeministri Simsek: Marrëdhëniet me BE-në kanë filluar të përmirësohen

Zëvendëskryeministri Simsek në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimeve të “Biznesmenit të vitit” për vitin 2018 që ndahet për të 27-ën herë, i bëri një vlerësim ekonomisë së Turqisë.

Zv/Kryeministri Simsek: Marrëdhëniet me BE-në kanë filluar të përmirësohen

Zëvendëskryeministri përgjegjës për ekonomi, Mehmet Simsek bëri të ditur se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian kanë filluar të gjallërohen.

Zëvendëskryeministri Simsek në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimeve të “Biznesmenit të vitit” për vitin 2018 që ndahet për të 27-ën herë, i bëri një vlerësim ekonomisë së Turqisë.

Duke vënë në dukje se në sfondin e dallgëzimeve që po jetohen në kursin e këmbimit valutor qëndrojnë shqetësimet për ekuilibrin makroekonomik, Zëvendëskryeminstri Simsek tha: “Në fakt, Turqia ka anë shumë të forta, por fokusi është tek pjesa boshe e gotës, sepse ajo është gjysmë e plotë. Herë pas here shohim se rreziqet këtu janë me të vërtetë të mbiçmuara”.

Zëvendëskryeministri theksoi se vendimet e marra nga Komiteti i Politikës Monetare i Bankës Qendrore të Turqisë janë të rëndësishme, Simsek tha: “Shtrëngimi i fundit që po jetohet në kushtet financiare ndihmojnë për të kontrolluar inflacionin dhe për të ngushtuar deficitin e llogarisë rrjedhëse, por është e qartë se politika monetare duhet të mbështetet fuqimisht me masa makroekonomike”.

Ai bëri të ditur se qeveria me kohë ka marrë masat makroekonomike për rregullimet e nevojshme për çështjet si huamarrja individuale me deviza dhe sistemi mortgage.

Simsek vuri theksin në rigjallërimin e marrëdhënieve konstruktive mes Turqisë dhe BE-së, ndërsa vijoi duke thënë se “Besojë se përpjekjet për përditësimin e marrëveshjes së Unionit Doganor do të japin rezultate në përgjithësi, sepse është një çështje në interes reciprok”.

“Me ndryshimin e perceptimit të kërcënimit ndaj Turqisë do të mënjanohen edhe shqetësimet ndaj parimit të shtetit ligjor dhe sigurisë së vendit”, bëri të ditur Simsek, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne kemi vullnet të mirë dhe do të kemi edhe raste të mira. Por, do ta humbisni tablon e përgjithshme nëse shikoni në shifra në bazë ditore. Në këtë duhet parë nga aspekti afatmesëm dhe afatgjatë”, bëri të ditur Simsek.



Lajme të ngjashme