Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Gjeneralarmate Hulusi Akar: Ndërlidhja e islamit me terrorin është gabim i rrezikshëm

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Hulusi Akar bëri të ditur se ndërlidhja e islamit me terrorizmin është gabim shumë i rrezikshëm.

Gjeneralarmate Hulusi Akar: Ndërlidhja e islamit me terrorin është gabim i rrezikshëm

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Hulusi Akar bëri të ditur se ndërlidhja e islamit me terrorizmin është gabim shumë i rrezikshëm.

Sipas deklaratës së bërë nga Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke thuhet se gjeneralarmate, Hulusi Akar gjatë Konferencës së Shefave të Shtatmadhorive të ushtrive evropiane të mbajtur me temë “Lufta kundër organizatave të dhunshme ekstreme” informoi homologët e tij në lidhje me luftën kundër terrorit që Turqia zhvillon për një kohë të gjatë kundër organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH me në krye organizatën terroriste gyleniste FETO.

Duke vënë në dukje kontributet në paqen rajonale të bëra me operacionet Mburoja e Eufratit, Dega e Ullirit dhe Vendosmëria Natyrore, gjeneralarmate Akar tërhoqi vëmendjen se lufta kundër terrorit duhet të zhvillohet me një qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunim të ngushtë “duke mos bërë dallime mes organizatave terroriste”.

“Ashtu si në çdo fe edhe në islam mund të ketë persona të tillë të cilët e keqinterpretojnë dhe i qasen me paragjykime, por ndërlidhja e islamit me terrorin është gabim shumë i rrezikshëm”, deklaroi Hulusi Akar.

Dihet se shumice absolute e myslimanëve nuk pranon në asnjë mënyrë dhe dënon ashpër ato çfarë bëri DAESH-i. Prandaj, DAESH-i dhe ato çfarë thotë asnjëherë nuk mund të ndërlidhen me islamin dhe nuk mund ti spastrojë njerëzit.



Lajme të ngjashme