Delegacioni amerikan përfundon mbledhjen e dytë bilaterale në Ankara

Kryeqyteti Ankara pret një delegacion nga Amerika përpara vizitës së Ministrit të Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në 4 qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

979118
Delegacioni amerikan përfundon mbledhjen e dytë bilaterale në Ankara

Kryeqyteti Ankara pret një delegacion nga Amerika përpara vizitës së Ministrit të Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në 4 qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komitetet, që shqyrtuan përgjithësisht problemet e luftës kundër terrorit dhe dosjen e Sirisë, përfunduan mbledhjen e dytë në Ankara.

Tema më e rëndësishme e mbledhjes së dytë të mekanizmit ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte harta rrugore në Menbixh.  

Vendosja e terroristëve të PYD-YPG, zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, në Menbixh nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me pretekstin e luftës kundër organizatës terroriste DAESH, ishte bërë shkak për tension ndërmjet Turqisë dhe Amerikës.

Ndërkohë që Amerika bën çdo lloj ndihme për terroristët e vendosur në veri të Sirisë, përfshi edhe armët, Turqia bën të ditur se nuk do të lejojë krijimin e një korridori terrori përgjatë kufirit të saj dhe do të pastrojë rajonin nga terroristët.  

Mekanizmi për të gjetur zgjidhje për ato që përjetohen ndërmjet Turqisë dhe Amerikës në luftën kundër organizatës terroriste gyleniste FETO, çështjet e Irakut dhe Sirisë, ishte krijuar pas vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në Ankara në muajin shkurt.

Nga grupet e punës të krijuar në këtë aspekt, mbledhja e parë e grupit, që shqyrton çështjen e Sirisë, u zhvillua në 8-9 mars në Uashington.

Forma e fundit e tekstit përfundimtar i këtyre punimeve do të jepet gjatë takimit të ministrave të dy vendeve në Uashington.  

 



Lajme të ngjashme