Specialisti i strategjisë nga Omani: Turqia është boshti i rajonit

Specialisti i Strategjisë nga Omani, Abdullah el-Giylani foli me lëvdata për rolin e Turqisë në rajon duke nënvizuar se Turqia është një vend qendror dhe një shtet bosht i rajonit.

978005
Specialisti i strategjisë nga Omani: Turqia është boshti i rajonit

Specialisti i Strategjisë nga Omani, Abdullah el-Giylani foli me lëvdata për rolin e Turqisë në rajon duke nënvizuar se Turqia është një vend qendror dhe një shtet bosht i rajonit.

Në një prononcim të bërë për Agjencinë Turke të Lajmeve (AA), Giylani tha se në bazë të vizionit strategjik të shfaqur kohët e fundit, Turqia ka filluar të veprojë në nivel rajonal.

Ai nënvizoi se Turqia ka arritur me sukses të tregojë ekzistencën e fuqishme dhe ndikuese në rajon dhe arenën ndërkombëtare, tashmë ka marrë më shumë pjesë brenda dosjeve rajonale në Siri dhe shfaq ekzistencën e saj edhe në Bririn e Afrikës.

Specialisti nga Omani tha se Ankaraja ka një rëndësi të veçantë edhe për vendet e Gjirit Persik dhe vijoi me fjalët: “Turqia është një aktor i madh në rajon dhe asaj nuk i kthehet shpina”.

Ai u shpreh edhe për marrëdhëniet Turqi-Oman dhe tha se dëshirojnë që marrëdhëniet e vendit të tij të jenë më të forta se marrëdhëniet Oman-Iran, por hapësira gjeografike imponon kushtet e saj.

Giylani tha se fqinjësia gjeografike dhe përmasat gjeopolitike bëhen shkak për kufizime të vendit të tij në marrëdhëniet ndërkombëtare.  

Duke iu referuar marrëdhënieve ekzistuese në komunikim dhe tregti në nivel të sektorit privat ndërmjet Omanit dhe Turqisë, Abdullah el-Giylani tha se në dimensionin strategjik është e nevojshme që këto marrëdhënie të zhvillohen edhe më shumë.  



Lajme të ngjashme