Erdogan: Reputacioni i Amerikës ka rënë pothuajse në 0

Presidenti Erdoan vlerësoi rendin e ditës dhe iu përgjigj pyetjeve të moderatorëve në një transmetim të posaçëm të Radio Televizionit Turk, TRT.

Erdogan: Reputacioni i Amerikës ka rënë pothuajse në 0

Presidenti Erdoan vlerësoi rendin e ditës dhe iu përgjigj pyetjeve të moderatorëve në një transmetim të posaçëm të Radio Televizionit Turk, TRT.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u shpreh në lidhje me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe tha se në lidhje me dislokimin e ushtarëve francezë në Menbixh të Sirisë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kërkon të zhvillojë një bisedë telefonike me atë.

“Sot ose nesër do të zhvillojmë një bisedë telefonike. Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjëra të tilla ndodhin shpesh por tani për shkak të fluksit të ngjeshur të zgjedhjeve, diplomacia telefonike mund të jetë ndërprerë. Megjithatë ekzistojnë mundësitë e zhvillimit të bisedave të menjëhershme” tha Erdoan.

Kreu i shtetit, pasi iu drejtua pyetja në lidhje me transferimin e ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem dhe masakrat e Izraelit në Gazë, tha: “Ky vendim i marrë nga Amerika dhe Izraeli nuk ka asnjë vlerë. Amerika pikë së pari e ka humbur plotësisht reputacionin e saj. Sepse në Kombet e Bashkuara, në hapin tonë të hedhur me Jemenin, 128 vende i thanë ‘Jo’ Amerikës, ndërsa 9 vende, ndër to vet Amerika, Izraeli dhe disa vende të tjera të padëgjuara, disa shtete provinciale, zunë vend pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo do të thotë se këta nuk pranohen në botë. Kështu që duke thënë: “Unë jam i pasur, kam fuqi dhe ju shtyp dhe ju bëj të bëni çfarë të dua” nuk mund të bëni dot asgjë. Nuk e bëni dot. Nuk munde të bësh diçka të tillë dhe askush nuk të dëgjoi ty. E ke transferuar ambasadën në Jerusalem po kjo nuk ka asnjë vlerë. E them edhe një herë, Kryeqyteti i Palestinës është Jerusalemi. Këtë tashmë e dinë të gjithë. Nuk bëhet fjalë për hezitim në lidhje me këtë. Ti e pranon ose jo, në zemrat e njerëzve Jerusalemi është kryeqyteti i Palestinës.     

 


Lajme të ngjashme