Vazhdojnë përgatitjet për ndërtimin e avionmbajtëses kombëtare

Në kantierin IÇDAS po vazhdojnë punimet përgatitore për ndërtimin e avionmbajtëses së parë kombëtare të Turqisë.

Vazhdojnë përgatitjet për ndërtimin e avionmbajtëses kombëtare

Në kuadër të strategjisë së mbrojtjes kombëtare të Turqisë në kantierin IÇDAS po vazhdojnë punimet përgatitore për ndërtimin e avionmbajtëses së parë kombëtare dhe vendore të Turqisë.

Mësohet se kanë filluar punimet për ndërtimin e pishinës së thatë më përmasa 370 metra gjatësi dhe 70 metra gjerësi.

Së bashku me përfundimin e ndërtimit të pishinës së thatë që planifikohet të bëhet gjatë stinës së verës të vitit të ardhshëm, në kanterin IÇDAS do të fillojë edhe ndërtimi i avionmbajtëses më të madhe kombëtare.

Ky impiant, kosto e ndërtimit e të cilit arrin në 50 milionë dollarë, me ndërtimin e avionmbajtëses së parë kombëtare do të ofrojë vende të reja të punës.



Lajme të ngjashme