Publikohet video e re e avionit luftarak F-35 me flamurin turk

Nënsekretariati për Industritë e Mbrojtjes (SSM) ka publikuar nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social, “Twitter”, ngritjen në fluturim të gjuajtësit F-35A me flamurin turk në bisht, nga kompleksi i kompanisë “Lockheed Martin” në Teksas të SHBA-së...

Publikohet video e re e avionit luftarak F-35 me flamurin turk

Kanë mbetur vetëm pak ditë që Turqisë t’i dorëzohet avioni i parë luftarak i tipit F-35.

Nënsekretariati për Industritë e Mbrojtjes (SSM) ka publikuar nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social, “Twitter”, ngritjen në fluturim të gjuajtësit F-35A me flamurin turk në bisht, nga kompleksi i kompanisë “Lockheed Martin” në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ato çfarë spikasin në këtë video të avionit luftarak të gjeneratës së 5-të, i cili do të merret nga SHBA-ja, është numri i bishtit dhe flamuri turk.

Më datë 21 qershor, Turqia do të marrë në dorëzim gjuajtësin e saj të parë të tipit F-35 me një ceremoni, që do të organizohet në SHBA.

Pas dorëzimit gjithashtu të avionit të dytë luftarak dhe përfundimit të trajnimeve për pilotët, F-35’at e Turqisë do të sillen në Komandën e Bazës Kryesore të Gjuajtësve Reaktivë Nr.7, në rrethin Malatya.

Ndërsa në vjeshtë të 2019-s, avionët luftarakë të tipit F-35 do të nisin fluturimin e tyre në qiellin e Turqisë.

Përveç kësaj, duke filluar nga ky vit, Turqia do të bëhet qendra e parë evropiane e mirëmbajtjes dhe remontit të motorëve të avionëve F-35, që prodhohen në kuadër të Programit të Avionit Luftarak të Përbashkët (JSF).

Ky biznes do të sigurojë një akumulim serioz të njohurive dhe përvojës në industrinë e mbrojtjes dhe përfitime ekonomike gjithashtu.

Turqia do të marrë fillimisht 30 avionë F-35, ndërsa planifikon të blejë 100 copë të tillë në total.

Avionët luftarakë F-35, që prodhohen nga një konsorcium i formuar prej 9 shtetesh, mes të cilave dhe Turqia, arrijnë një shpejtësi më të lartë sesa ajo e zërit dhe janë të pakapshëm nga radarët.

Krahas Turqisë, pjesëmarrëse në Programin e Avionit Luftarak të Përbashkët janë po ashtu SHBA-ja, Britania e Madhe, Italia, Holanda, Kanadaja, Australia, Norvegjia dhe Danimarka.

Pjesët e trupit dhe motorit të gjuajtësve F-35 prodhohen në Turqi.



Lajme të ngjashme