Presidenti Erdogan uroi Presidentin, Nicolas Maduro për fitore në presidenciale

Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, të cilin e uroi për rizgjedhjen e tij në krye të vendit.

Presidenti Erdogan uroi Presidentin, Nicolas Maduro për fitore në presidenciale

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan e uroi Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro për fitore në zgjedhjet presidenciale.

Sipas informatave të marra nga burimet Presidenciale, të dy liderët zhvilluan një bisedë telefonike.

Gjatë kësaj bisede Presidenti Erdogan e uroi homologun e tij për fitore në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë që u zhvilluan më 20 maj.

Ndërkaq Maduro e falënderoi Presidentin Erdogan për mirësjellje dhe i uroi popullit turk muajin e shenjtë të Ramazanit.

Gjatë bisedës të dy liderët vënë theksin në vendosmërinë e tyre për të zhvilluar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve në çdo fushë.



Lajme të ngjashme