Erdogan: FETO ka hedhur rrënjë në çdo fushë të shoqërisë

I ndodhur në për vizitë pune njëditore në Bosnjë-Hercegovinë, Presidenti Erdogan u takua me anëtarin e Presidencës treshe të Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç.

Erdogan: FETO ka hedhur rrënjë në çdo fushë të shoqërisë

I ndodhur në për vizitë pune njëditore në Bosnjë-Hercegovinë, Presidenti Erdogan u takua me anëtarin e Presidencës treshe të Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se FETO i ka futur krahët në çdo fushë të shoqërisë dhe po përpiqet ta vazhdojë praninë si një oktapod.

"FETO i ka futur krahët në çdo fushë të shoqërisë dhe po përpiqet që ta vazhdojë praninë si një oktapod. Lufta në këtë fushë kërkon një përpjekje të madhe. Presim që edhe strukturimi i FETO-s në Bosnjë e Hercegovinë të përfundojë në një kohë të shkurtër me përpjekje të përbashkëta. Jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi në këtë çështje", tha Erdogan.

Kurse Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç deklaroi se "Vitin e kaluar shkëmbimi tregtar midis dy vendeve tona është rritur në rreth 800 milionë dollarë amerikanë që është dy herë më shumë në krahasim me situatën e katër viteve të fundit".

Ai potencoi se kjo është hera e dytë brenda këtij viti që takohet me presidentin Erdogan, njëherë në Stamboll dhe tani në Sarajevë.

"Turqia dhe BeH kanë marrëdhënie të shkëlqyera, Turqia është pranë nesh në aspiratat tona kur është fjala për anëtarësimin në BE, NATO, kur është fjala për ekonominë e BeH. Ndërsa BeH është me Turqinë kur është fjala për stabilitetin e asaj pjese të rajonit dhe ju përgëzojmë për forcën që tregoni atje, duke stabilizuar mundësitë jo vetëm për Turqinë, por për Evropën në tërësi", tha Izetbegoviç.

Ai shprehu shpresën se Marrëveshja e Re e Tregtisë së Lirë do ta forcojë më tej këtë bashkëpunim.

"Kështu që së shpejti do të tejkalojmë shkëmbimin tregtar prej një miliard euro", tha Izetbegoviç.

Erdoan më pas do të vendos lule mbi varrin e presidentit të parë të Bosnjë-Hercegovinës Alija Izetbegoviç ndërsa më pas do të marrë pjesë në Asamblenë e 6-të të Unionit Evropian të Demokratëve Turq (UETD), i cili do të zhvillohet në Sarajevë.

Gjatë kësaj vizite Erdoan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, zëvendëskryeministri i Turqisë Hakan Çavuşoğlu, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, ministri i Rinisë dhe Sporteve Osman Aşkın Bak, ministri i Kulturës dhe Turizmit Numan Kurtulmuş, ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikimit Ahmet Arslan dhe kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) Ali Erbaş. (AA)



Lajme të ngjashme