19 Maji, Dita Përkujtimore e Ataturkut dhe Festa e Rinisë dhe Sportit

Sot është 99-vjetori i daljes së liderit të madh Mustafa Qemal Ataturkut në Samsun dhe fillimi i Luftës Çlirimtare.

19 Maji, Dita Përkujtimore e Ataturkut dhe Festa e Rinisë dhe Sportit

Sot Turqia kremton 19 Majin, Ditën Përkujtimore të Ataturkut dhe Festën e Rinisë dhe Sportit.

Sot është 99-vjetori i daljes së liderit të madh Mustafa Qemal Ataturkut në Samsun dhe fillimi i Luftës Çlirimtare.

Kjo festë kremtohet me aktivitete të ndryshme të organizuara në tërë vendin, në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe përfaqësi diplomatike jashtë vendit.

Adresa e parë e ceremonive të organizuara në kryeqytetin Ankara ishte mauzoleu i Ataturkut.

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Askin Bak së bashku me të rinjtë e ardhur nga 81 rajone të Turqisë vizituan mauzoleun e Ataturkut.

Delegacioni në shoqërim të ministrit Bak përbëhej nga sportistët, studentët, grupet e valltarëve dhe përfaqësuesit e rinisë nga RTQV.

Pas vendosjes së kurorës me lule mbi varrin e Ataturkut u mbajt një qëndrim nderi.

Me këndimin e himnit kombëtar ministri Bak nënshkroi librin e kujtimeve të mauzoleut.

Ministri Bak në këtë libër shkroi këtë mesazh: “I nderuari Ataturk, Lufta Çlirimtare, të cilën ju e filluat më 19 maj 1919 në Samsun ka qenë njëra prej pikave më të mëdha në historinë e Turqisë. Pishtari i lirisë, i ndezur atë ditë në Samsun vazhdon të ndizet edhe sot e kësaj dite me dashuri të njëjtë si në ditën e parë në zemrat tona. Në vend të rinjve, të cilët dje vrapuan në mbrojtje të atdheut gjatë shpëtimit nga pushtimi armiqësor, sot ndodhen të rinjtë të cilët pasojnë gjurmët e tyre me frymë të njëjtë. Ne së bashku me të rinjtë tanë po vazhdojmë të punojmë që Turqinë ta nxjerrim mbi nivelin e qytetërimeve bashkëkohore për të cilën na treguat ju. Me rastin e Festës së 19 Majit, Ditës Përkujtimore të Ataturkut dhe Ditës së Rinisë dhe Sportit  Ne ju përkujtojmë me respekt juve dhe të gjithë heronjtë tanë që dhanë jetën për liri. U prehshi në paqe”.

Më pas të rinjtë e ardhur nga 81 rajone të Turqisë do të zhvillojnë një vizitë Presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili do të mirëpret të rinjtë në darkën e iftarit që do të shtrohet për nder të tyre në Kompleksin Presidencial.

Festa e 19 Majit, Ditës Përkujtimore të Ataturkut dhe Festa e Rinisë dhe Sportit, kremtohet me aktivitete të ndryshme në të katër anët e vendit me në krye Stambollin, Ankaranë dhe Izmirin.



Lajme të ngjashme