Turqia kërkon edhe largimin e Konsullit të Përgjithshëm të Izraelit në Stamboll

Turqia pasi kërkoi largimin e Ambasadorit të Izraelit në Ankara të njëjtën gjë kërkoi edhe largimin e Konsullit të Përgjithshëm të Izraelit në Stamboll.

Turqia kërkon edhe largimin e Konsullit të Përgjithshëm të Izraelit në Stamboll

Turqia pasi kërkoi largimin e Ambasadorit të Izraelit në Ankara të njëjtën gjë kërkoi edhe prej Konsullit të Përgjithshëm të Izraelit në Stamboll.  

Ministria e Jashtme bëri të ditur se nga Konsulli i Përgjithshëm i Izraelit në Stamboll, Yosef Levi Sfari, pas zhvillimeve të fundit të përjetuara pas sulmeve të Izraelit ndaj palestinezëve, i është kërkuar që të kthehet për një kohë në vendin e tij.

Ndërkaq edhe dje Ambasadori i Izraelit në Ankara, Eitan Naeh u thërrit në Ministrinë e Jashtme të Turqisë dhe u protestua qëndrimi i Izraelit për shkak të vrasjes së 62 palestinezëve dhe plagosjes së 2 mijë e 770 të tjerëve në kufirin e Gazës me Izraelin. 

Naeh-it ju bë e ditur se do të ishte e përshtatshme që ai të kthehet në vendin e tij për një kohë.



Lajme të ngjashme