Presidenti Erdogan Netanyahut: Duart i keni të përlyera me gjakun e palestinezëve

Presidenti Erdogan i përgjigjet pretendimeve të pabaza të Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Presidenti Erdogan Netanyahut: Duart i keni të përlyera me gjakun e palestinezëve
Momenti i sulmeve në Gazë
Momenti i sulmeve në Gazë

Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë Palestineze në Gaza, në protestat e zhvilluara në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës, janë martirizuar 41 palestinezë (deri në momentin e deklaratës) si pasojë e hapjes zjarr nga ushtarët izraelitë.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në përgjigje të postimeve të pabaza ndaj tij të bëra nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në rrjetin social Twitter, tha se “Në duar ke gjakun e palestinezëve”.

Në një deklaratë të bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, Presidenti Erdogan për Netanyahun tha se ai është kryeministri i një shteti, i cili pushtoi territoret e një populli të pambrojtur.

Në postimin e tij të bërë në gjuhën angleze si përgjigje ndaj Netanyahut, i cili e mori atë në objektiv duke thënë se “Ai di mirë të vras”, Presidenti Erdogan shkruan kështu: “Netanyahu është kryeministër i një shteti racist, i cili për 60 vjet mban të pushtuar territoret e një populli të pambrojtur duke shkelur rezolutat e OKB-së. Në duart e Netanyahut ndodhet gjaku i palestinezëve dhe ai këtë nuk mund ta fshehë duke sulmuar Turqinë. A do mësim në lidhje me njerëzimin? Atëherë lexo 10 Urdhrat”.



Lajme të ngjashme