Partitë kryesore turke me komunikatë të përbashkët: Dënojmë me forcë Izraelin në emër të njerëzimit

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, Partia Popullore Republikane (CHP) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) në opozitë publikuan një komunikatë të përbashkët në lidhje me masakrën e Izraelit në Gazë....

Partitë kryesore turke me komunikatë të përbashkët: Dënojmë me forcë Izraelin në emër të njerëzimit

Tri forcat politike kryesore të Turqisë publikuan një komunikatë të përbashkët në lidhje me masakrën e Izraelit në Gazë.

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë u mblodh të martën në një seancë të posaçme për Gazën.

Gjatë fjalimeve të mbajtura nga foltorja e Parlamentit në emër të partive politike, Izraeli u dënua me forcë në mënyrë të ashpër.

Në vijim, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, Partia Popullore Republikane (CHP) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) në opozitë publikuan një komunikatë të përbashkët lidhur me masakrën e Izraelit në Gazë.

“Dënojmë dhe mallkojmë me forcë qeverinë e Izraelit në emër të gjithë njerëzimit. Reagimet paqësore të palestinezëve kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, të cilat injorojnë rezolutat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe sfidojnë vullnetin dhe vlerat universale të komunitetit ndërkombëtar, janë e drejta e tyre më themelore dhe përkthimi i ndërgjegjes njerëzore”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e përbashkët të AK Partisë, CHP-së dhe MHP-së.



Lajme të ngjashme