Turqia reagon ndaj çështjes së Jerusalemit

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të transferuar ambasadën e Izraelit në Jerusalem është i gabuar.

Turqia reagon ndaj çështjes së Jerusalemit

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të transferuar ambasadën e Izraelit në Jerusalem është i gabuar.

Kahraman në fjalimin e mbajtur në Kuvend bëri të ditur se vendimi për zhvendosjen e ambasadës është një gabim i madh i presidentit amerikan Donald Trump dhe nga kjo nuk do të merret asnjë rezultat.

Ai tha se Jerusalemi është një qytet që është i shenjtë për 3 fe hyjnore dhe statusi i tij do të vazhdojë të jetë ashtu siç është vendosur nga Kombet e Bashkuara.

Kurse Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag tha se udhëheqja amerikane është po aq përgjegjëse sa Izraeli për masakrën në Gazë.

Në një postim të bërë në median sociale, Bozdag tha: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke zhvendosur ambasadën në Jerusalem nuk do të sjellin paqe, siguri, stabilitet në rajon por do të rrisin ngërçin tashmë ekzistues, pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë”.

Edhe Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavusoglu në lidhje me masakrën ndaj palestinezëve tha: "Nuk mjafton të dënohet masakra e sotme, duhet të hidhen hapa të përbashkëta".

“Organizata e Bashkëpunimit Islam dhe Lidhja Arabe duhet të tregojnë një qëndrim më të fortë të gjithë së bashku” tha ministri turk.



Lajme të ngjashme