Yildirim: Keqdashësit e Turqisë do të zhgënjehen për herë të 13-të në 24 qershor

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, duke folur për zgjedhjet e ardhshme të 24 qershorit, tha se qëllimi i Aleancës (Partia AK dhe MHP-së) është i qartë dhe se kjo ka të bëjë me mbijetesën dhe të ardhmen e popullit turk.

Yildirim: Keqdashësit e Turqisë do të zhgënjehen për herë të 13-të në 24 qershor

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, duke folur për zgjedhjet e ardhshme të 24 qershorit, tha se qëllimi i Aleancës Popullore (AK Partisë dhe MHP-së) është i qartë dhe se kjo ka të bëjë me mbijetesën dhe të ardhmen e popullit turk.

Yıldırım qëndroi në qytetin verilindor turk Erzincan në ceremoninë e hapjes së përbashkët të disa projekteve të përfunduara dhe me këtë rast komentoi edhe rreth zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen më 24 qershor në Turqi.

Duke folur për Aleancën Popullore, brenda së cilës Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) dhe Partia e Lëvizjes Popullore (MHP), ku do të garojnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme, Yıldırım tha: "Qëllimi ynë është shumë i qartë, mbijetesa dhe e ardhmja e popullit tonë, për të treguar nga brenda dhe jashtë qëndrimin tonë të drejtë dhe të vendosur të kombit kundër të gjitha fuqive imperialiste. Prandaj ne aleancën tonë e bëjmë me popullin".

Ai shtoi se "Të gjithë armiqtë e Turqisë, separatistët, anëtarët e FETO-s, për të 13-ën herë do të përjetojnë zhgënjim, kur të korrim fitore në zgjedhjet e 24 qershorit". (AA)



Lajme të ngjashme