Forcat e Armatosura të Turqisë neutralizojnë dy terroristë të PKK-së

Terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG sulmuan njësitë ushtarake në vijën kufitare në Nusaybin të Mardinit.

Forcat e Armatosura të Turqisë neutralizojnë dy terroristë të PKK-së

Forcat e Armatosura të Turqisë në nënprefekturën Nusaybin të Mardinit, neutralizuan dy terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG.

Sipas komunikatës së publikuar në faqen zyrtare të internetit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke thuhet se forcat e sigurisë në vijën kufitare në Nusaybin si rezultat i zjarrit të hapur në kuadër të vetëmbrojtjes kanë neutralizuar dy terroristë të PKK/PYD-YPG-së.

Ndërkaq Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën operacione ajrore në zonën Hakurk në veri të Irakut.

Bëhet e ditur se në këto operacione u shkatërruan vendstrehimet dhe pozicionet e armëve të terroristëve të cilët ishin në përgatitje të sulmit.

 


Lajme të ngjashme