Albayrak: Gazsjellësi TANAP në 12 qershor është gati

Në një deklaratë që bëri në qytetin e Bursas, Allbajrak tha se Projekti i Gazsjellësit Trans-Anadolli (TANAP) në 12 qershor do të merret në dorëzim për shfrytëzim.

Albayrak: Gazsjellësi TANAP në 12 qershor është gati

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) dha dy lajme të mira.

Në një deklaratë që bëri në qytetin e Bursas, Allbajrak tha se Projekti i Gazsjellësit Trans-Anadolli (TANAP) në 12 qershor do të merret në dorëzim për shfrytëzim.

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, gjithashtu dha informacione edhe mbi shpimet në thellësi të Detit Mesdhe.

"Këtë verë do të realizojmë shpimin e parë të thellë në Mesdhe",- tha Albajrak. 

Parashikohet që me tubacionin TANAP të transmetohet në Evropë përmes Turqisë gazi natyror azer, që do të nxirret nga zona “Shah Deniz-2” dhe zonat e tjera gazmbajtëse në jug të Detit Kaspik.


Fjalët Kyçe: TANAP/TAP

Lajme të ngjashme