Siri – Ushtria turke ndërton pikën e 10-të të vrojtimit në Idlib

“Ka përfunduar ndërtimi i Pikës së Vrojtimit Nr. 5, e cila është e 10-ta nga pikat e vrojtimit në zonën e Idlibit”, thuhet në një postim të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke në rrjetin social “Twitter”...

Siri – Ushtria turke ndërton pikën e 10-të të vrojtimit në Idlib

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë ndërtuar pikën e 10-të të vrojtimit në qytetin Idlib të Sirisë.

“Ka përfunduar ndërtimi i Pikës së Vrojtimit Nr. 5, e cila është e 10-ta nga pikat e vrojtimit në zonën e Idlibit”, thuhet në një postim të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke në rrjetin social “Twitter”.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur në kryeqytetin Astanë të Kazakistanit ndërmjet tri vendeve garantuese, Turqi, Rusi dhe Iran, Forcat e Armatosura Turke filluan më 12 tetor 2017 ndërtimin e pikave vrojtuese për monitorimin e regjimit të armëpushimit në Zonën e Çtensionimit të Idlibit.

Sipas marrëveshjes së Astanës, ushtria turke do të ndërtojë gradualisht 12 pika vrojtimi në zonat që shtrihen nga veriu në jug të Idlibit.



Lajme të ngjashme