Ministri Çelik: BE-ja ka qenë shembull për qytetarët e unionit, por edhe për shoqërinë ndërkombëtare

Ministri i Çështjeve Evropiane dhe kryenegociatori i Ankarasë me Brukselin, Omer Çelik publikoi një mesazh urimi me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës.

Ministri Çelik: BE-ja ka qenë shembull për qytetarët e unionit, por edhe për shoqërinë ndërkombëtare

Ministri i Çështjeve Evropiane dhe kryenegociatori i Ankarasë me Brukselin, Omer Çelik bëri të ditur se Bashkimi Evropian gjatë procesit të anëtarësimit të plotë të Turqisë duhet të ketë një qëndrim të bazuar në drejtësi, të jetë objektiv dhe të ketë vullnet për formimin e të ardhmes së përbashkët.

Ministri Çelik publikoi një mesazh me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës.

Në mesazhin e tij Çelik thekson se 9 Maji është ditëlindja e Bashkimit Evropian, që është njëra prej projekteve më të rëndësishme të paqes, e cila filloi në ditën e sotme para 68 vitesh me Deklaratën e Schuman-it dhe që evoluoi në Bashkimin Evropian dhe që solli paqe, mirëqenie dhe stabilitet në kontinentin e tronditur nga luftërat me shekuj.

“BE-ja, e cila zë vend në politikën botërore si një tërësi e vlerave të përbashkëta, me politikat e përbashkëta që prekin çdo aspekt të jetës shoqërore paraqiste shembull edhe për qytetarët e unionit, por edhe për shoqërinë ndërkombëtare”, vlerësoi Çelik në mesazhin e tij.

“Mirëpo zhvillimet e kohëve të fundit si krizat që po jetohen në shoqërinë ndërkombëtare, dalja e Anglisë nga BE-ja, dallimi në opinione mes vendeve anëtare të BE-së në disa politika themelore dhe rritja e numrit të votave të partive të djathta ekstreme, shkaktuan debate në lidhje me të ardhmen e unionit”, tërhoqi vëmendjen ministri Çelik, ndërsa nënvizoi se kjo është shkaktare edhe e rritjes së ksenofobisë dhe islamofobisë në Evropë.

Në mesazhin e tij Çelik thekson se “Edhe pse në këtë situatë BE-ja po jeton tronditje të ndryshme ajo do të jetë e mbrojtur nga ato për sa kohë që i del për zot vlerave dhe parimeve të saj”.

Çështja në të cilën Turqia këmbëngulë që nga fillimi është që unioni të shpëtojë nga paragjykimet dhe frika, të cilat qëndrojnë si pengesë para avancimit të vendeve dhe që nuk përshtaten me shpirtin e unionit dhe ti kthehet vlerave themelore të tij.

“Me këtë rast u uroj të gjithë qytetarëve të Turqisë dhe miqve tanë të BE-së 9 Majin, Ditën e Evropës”, shkruan Çelik në mesazhin e tij.

 


Lajme të ngjashme