Avionët u ushtrisë turke goditën terroristët që përgatiteshin për sulm nga kufiri verior i Irakut
Në operacionin e djeshëm të Forcave të Armatosura Turke në rajonin Hakurk, në veri të Irakut, u asgjësuan strehimoret dhe pozicionet e armatosura të organizatës separatiste terroriste PKK.
966093

Në operacionin e djeshëm të Forcave të Armatosura Turke në rajonin Hakurk, në veri të Irakut, u asgjësuan strehimoret dhe pozicionet e armatosura të organizatës separatiste terroriste PKK.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke, bëhet e ditur se, në rajonin Hakurk, dje u përcaktuan terroristët që përgatiteshin të sulmonin postën kufitare dhe bazat ushtarake në rajon.
Pas kësaj, me operacionin ajror u asgjësuan strehimoret dhe pozicionet e armatosura të organizatës separatiste terroriste PKK.
Kurse sot në operacionin ushtarak në kufi të Irakut, ushtarët turq u ndeshën me një grup terroristësh në rajonin Sare Batin.
Në përleshje ra dëshmor një ushtar turk.