Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu kritikon sistemin aktual global

I ndodhur në Kepez të Antalyas për kontakte, ministri Çavusoglu kritikoi ashpër sistemin aktual global si joefikas për të parandaluar luftërat dhe përleshjet.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu kritikon sistemin aktual global

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se sistemi aktual global nuk po arrin të parandalojë luftërat dhe përleshjet që po jetohen në ditët e sotme.

I ndodhur në Kepez të Antalyas për kontakte, ministri Çavusoglu tha se Turqia ndodhet pranë të shtypurve dhe se sot ajo paraqet shpresë për 2 miliardë njerëz në botë.

Çavusoglu tha se Turqia ka dhënë mbi 6 miliardë dollarë ndihma humanitare në vende të ndryshme të botës duke filluar prej Somalisë e deri në Azinë Qendrore, prej Ballkanit e deri në Afrikë.

Duke e bërë të ditur se Turqia është një aktor i rëndësishëm në politikën globale dhe se kontribuon në paqen botërore, shefi i diplomacisë turke tha se tani të gjithë i kushtojnë rëndësi fjalëve që do ti thotë Turqia.

Çavusoglu tha se i pari që ngrit zëri kundër ndonjë të padrejte në botë është Presidenti Recep Tayyip Erdogan, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne nuk heshtëm ndaj dhunës së Izraelit, por edhe ndaj masakrimit të myslimanëve të Arakanit. Ne ngritëm zërin në mënyrë të fuqishme pa nguruar dhe pa u frikësuar për kauzën e Jerusalemit dhe i bëmë thirrje të gjithë botës. Ne do ti vazhdojmë përpjekjet tona deri në fund, Jerusalemi nuk është i vetmuar”.

Duke vënë në dukje se sistemi i sotëm global është joefikas përballë problemeve që po jetohen në botë, ministri Çavusoglu tha: “Sistemi aktual global nuk po arrin ti parandalojë luftërat, ti ndalojë përleshjet dhe ti zgjidhë problemet e të shtypurve. Prandaj Presidenti Erdogan është personi i vetëm, i cili e tha në mënyrë të hapur se ky sistem duhet të reformohet. Tani të gjithë kanë filluar ta përdorin moton se ‘Bota është më e madhe se pesë’”.

Çavusoglu tërhoqi vëmendje se tanimë disa shtresa janë duke ndërmarrë sulme ekonomike kundër Turqisë, ndërsa tha: “Ata do të dështojnë ashtu siç kanë dështuar edhe më herët dhe fitues sërish do të jemi ne”.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu gjithashtu bëri të ditur se në zonat e spastruara nga elementët e terrorit në veri të Sirisë tani kanë filluar të kthehen pronarët e vërtet të këtyre trojeve.



Lajme të ngjashme