Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kushtet e siguruara nga Ushtria Turke në Afrin mundësojnë kthimin e popullit në shtëpitë e tyre

Vazhdon kthimi i banorëve të Afrinit, që është pastruar nga terroristët me anë të operacionit ‘Dega e Ullirit’ që Forcat e Armatosura Turke ekzekutuan në këtë rajon të Sirisë.

Kushtet e siguruara nga Ushtria Turke në Afrin mundësojnë kthimin e popullit në shtëpitë e tyre

Vazhdon kthimi i banorëve të Afrinit, që është pastruar nga terroristët me anë të operacionit ‘Dega e Ullirit’ që Forcat e Armatosura Turke ekzekutuan në këtë rajon të Sirisë.

Në rajon, ku vazhdon ndihma ushqimore dhe shërbimet e rregulla mjekësorë, elementët e Forcave të Armatosura Turke çaktivizuan 208 mina  dhe 1.129 bomba artizanale.

Ushtarët turq, në rajonin e spastruar, siguron çdo lloj mundësie dhe marrin masat e nevojshme në mënyrë që populli të kthehet pa problem në shtëpitë e tyre.

Krahas këtyre punimeve, në mënyrë që jeta të kthehet në rrjedhën normale, Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave e Republikës së Turqisë (AFAD), Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay) dhe Kombet e Bashkuara vazhdojnë në koordinim aktivitetet e ndihmave njerëzore për popullin e rajonit.

Në këtë kuadër AFAD, Kızılay dhe organizatat e shoqërisë civile që nga 29 janari e deri më sot kanë dërguar ndihma në 279 pika të rajonit.

Gjithashtu banorëve të rajonit i shpërndahen edhe ushqime, pajisje higjienike si dhe shërbehet gatim i ngrohtë.

Në furrat fushore të ngritura nga Forcat e Armatosura Turke në rajon shpërndahen 15 mijë bukë në ditë.  

Gjithashtu Forcat e Armatosura Turke me personelin e tyre mjekësor japin shërbim të rregullt në Spitalin e Emergjencës të hapur në Cinderes dhe Spitalin e Afrinit të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Kështu që populli i rajonit, që u detyrua të braktisë atdheun për shkak të mizorisë dhe presionit të ushtruar prej vitesh nga organizata terroriste, vazhdon të kthehet në shtëpitë e tyre.  



Lajme të ngjashme