Erdogan: Me ShBA-në do të bisedojmë për çështjen e Menbixhit në Siri

Presidenti Erdogan u prononcua në interes të gazetarëve që e shoqëronin gjatë vizitës në Korenë e Jugut.

Erdogan: Me ShBA-në do të bisedojmë për çështjen e Menbixhit në Siri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bisedojnë në lidhje me çështjen e Menbixhit në Siri.

Presidenti Erdogan u prononcua në interes të gazetarëve që e shoqëronin gjatë vizitës në Korenë e Jugut.

 

Në fjalën e tij kreu i shtetit turk preku edhe në luftën kundër organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG të zhvilluar në veri të Sirisë dhe bëri të ditur se në Afrin, i cili është vënë nën kontroll më 18 mars, po vazhdojnë punimet e kërkim-spastrimit nga mjetet shpërthyese.

Erdogan theksoi se edhe në zonat e Idlibit dhe Tel Rifatit është duke vazhduar procesi i spastrimit nga terrori, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu do të zhvillojë një vizitë në ShBA. Gjatë kësaj vizite ai do të bisedojë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në lidhje me çështjen e Menbixhit. Urojmë që të hidhen hapat e nevojshme në drejtim të spastrimit të Menbixhit nga YPG-PYD-ja”.

Duke vënë në dukje se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shpesh bënë deklarata kundër Turqisë, Erdogan tha se deklaratat e Macronit nuk kanë qëndrueshmëri.

Ai shtoi se grevat që po zhvillohen në Francë janë tregues i pozitës së vështirë në të cilën ndodhet Macron.

Presidenti Erdogan preku edhe në deklaratat e Macronit, ku ai thotë se vendet e Ballkanit duhet të distancohen nga Turqia, ndërsa shtoi se “Turqia me vendet e Ballkanit ka lidhje shumë të thella historike dhe kulturore. Askush nuk mund ti neglizhojë këto”.

Erdogan tërhoqi vëmendjen në shtimin e numrit të artikujve të publikuara kundër Turqisë në mediat perëndimore gjatë këtyre ditëve kur Turqia ka hyrë në një atmosferë zgjedhore dhe tha: “Kjo nuk është gjë e re, këtë e kemi parë edhe gjatë zgjedhjeve të mëparshme, por nuk u kushtuam fare rëndësi. Natyrisht se qëndrimet kundër politikanëve dhe qytetarëve tanë të disa vendeve evropiane nuk janë demokratike. Të gjithë duhet të respektojnë zgjedhjet dhe fushatat zgjedhore. Kështu që ne nuk nguruam t’i telefonojmë liderëve fitues në zgjedhje në vendet evropiane për ti uruar ata. Sepse ne duam të hapet një faqe e re dhe të kemi marrëdhënie të mira. Ne do të vazhdojmë të ecim në rrugën tonë dhe të bëjmë atë që është e drejtë”.

“Në një atmosferë kur disa vendet evropiane diskutojnë për të dhënë apo mos dhënë salla për mbajtjen e fushatave zgjedhore, ne preferuam që me qytetarët tanë që jetojnë në Evropë të takohemi në Bosnje-Hercegovinë. Presim që në këtë takim të marrin pjesë 9-10 mijë qytetarë. Ne me qytetarët tanë që do të vijnë nga vendet e Evropës do të takohemi në një sallë në Bosnje-Hercegovinë. Shpresojë që edhe unë të marrë pjesë”, vijoi Erdogan.

Ndërkaq në lidhje me uljen e notës së kredisë për Turqinë nga ana e Agjencisë Ndërkombëtare për Vlerësimin e Kredive, Standard and Poor’s, Presidenti Erdogan tha se ata çdoherë marrin vendime politike, ndërsa shtoi se pas zgjedhjeve do të detyrohen ti bëjnë revizione këtij vendimi dhe sërish të hedhin hap prapa.



Lajme të ngjashme