Agjenda e ngjeshur e takimeve të Ministrit Albayrak në Kinë për zgjerimin e bashkëpunimit në energji

Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Albayrak) shkoi në kryeqytetin Pekin të Kinës, ku u takua me përfaqësuesit e sektorit energjetik.

berat albayrak cin1.jpg

Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Albayrak) shkoi në kryeqytetin Pekin të Kinës, ku u takua me përfaqësuesit e sektorit energjetik.

Ndalesa e tij e parë në Pekin ishte takimi me Drejtorin e Administrimit të Energjisë Kombëtare të Kinës, Nur Bekri.

Në takimin ndërmjet Allbajrakut dhe Bekriut u theksua mendimi i njëjtë për të çuar edhe më përpara bashkëpunimin në fushën e energjisë ndërmjet dy vendeve.

Allbajrak priti në takim Drejtorin Ekzekutiv (CEO) të Kompanisë China Chemical Engineering, Gen Dayhi dhe Drejtorin Ekzekutiv të Kompanisë Goldwing, Pan Yentien.

Pas takimeve ai vizitoi kompaninë e Investimit Elektrik të Kinës (SPIC), ku u takua me drejtorin e kompanisë, Ming Cingping dhe në pas u takua me drejtorin e Kompanisë së Teknikës Bërthamore të Kinës (SNPTC), Vang Fingsue.  

Në këto takime ai bisedoi për centralin e tretë bërthamorë që planifikohet të ndërtohet në Turqi.

Në vijim ai u takua me Drejtorin e Administratës së Energjisë së Kinës (CAEA), Vang Yiren, ku u arrit konsensus për bashkëpunim në aktivitetet e kërkim-zhvillimit, burimet njerëzore dhe fushën e arsimit.  

Pas kësaj Allbajrak kaloi në kompaninë State Grid të Kinës, që ka kapacitetin e shpërndarjes më të madhe të energjisë në botë, ku u takua me drejtorin e saj Su Cinbao.

Ministri turk dëshmoi në nënshkrimin e marrëveshjes së vullnetit të mirë të kompanisë CET që është korporatë e State Grid dhe Kompanisë Eltem-TEK A.S.  

Ndërsa në ndalesën e fundit të vizitës në Pekin të Ministrit Allbajrak ishte qendra e China Industrial and Commercial Bank of China (ICBC), që është banka më e madhe në botë dhe që prej një kohe të shkurtër ka filluar aktivitetet e saj edhe në Turqi.

Ai u prit nga drejtori i kësaj banke, Yi Huimien dhe u shqyrtuan temat e bashkëpunimit strategjik afatgjatë dhe financimi në investimet e energjisë në Turqi.



Lajme të ngjashme