Yildirim: Nota e Standard & Poor's e dhënë Turqisë nuk ka asnjë vlerë

Binali Yildirim, i cili njëkohësisht është edhe zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Yildirim: Nota e Standard & Poor's e dhënë Turqisë nuk ka asnjë vlerë

Kryeministri, Binali Yildirim bëri të ditur se nota e agjencisë për vlerësimin e kredive “Standard & Poor’s” e dhënë Turqisë nuk ka asnjë vlerë.

Binali Yildirim, i cili njëkohësisht është edhe zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Gjatë fjalimit të tij Yildirim tërhoqi vëmendjen në skenarët e rretheve të caktuara, të cilat nuk dëshirojnë zhvillimin e Turqisë.

“Ata, të cilët nuk arritën sukses me anë të terrorit, le të dinë se nuk do të kenë sukses as me terrorin ekonomik. Një agjenci e vlerësimit të notës së kredive papritmas ulë notën e Turqisë pa e patur fare këtë në rendin e ditës. Kur shikojmë në arsyetimet e tyre shohim se paraqesin arsye të pabaza që nuk përputhen me realitetin e Turqisë, por kanë plotësisht prapavijë politike”, deklaroi Kryeministri Yildirim.

Duke e bërë të ditur se vlerësimi i Standard & Poor’s është bërë për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve, Yildirim tha se kjo notë nuk ka asnjë vlerë.

 


Lajme të ngjashme