Erdogani përfundoi vizitën në Korenë e Jugut

Kontaktet në Korenë e Jugut Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i vazhdoi edhe në ditën e dytë të vizitës së tij në këtë vend.

Erdogani përfundoi vizitën në Korenë e Jugut

Fillimisht Presidenti Erdoan priti në takim 73-vjeçaren Eunja Kim, e cila është heroina e vërtetë e filmit me titull “Ayla”, përshtatur për kinema duke u bazuar në një histori të vërtetë që ka ndodhur gjatë Luftës së Koresë.

 

Pritja u realizua në hotelin, ku qëndroi Presidenti Erdoan në Seul.

Më pas Erdoani pati një takim me drejtuesit e firmave koreane të njohura në botë në sektorin e teknologjisë si: “Hanwha”, “Daelim” dhe “GS”.

Gjatë këtyre takimeve ishte i pranishëm edhe ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Zeybekçi).

Pastaj Presidenti Erdoan vizitoi dhe bëri inspektime në Qytetin Digjital Samsung.

Gjithashtu Erdoani zhvilloi një mbledhje me gazetarët që e shoqëruan atë gjatë vizitës në Uzbekistan dhe Korenë e Jugut dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre në lidhje me aktualitetin.

Pas përfundimit të programit Erdoani u nda nga kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seul.



Lajme të ngjashme