Presidenti Erdogan pritet me ceremoni të lartë zyrtare në Korenë e Jugut

Gjatë takimit me homologun e tij koreanojugor, Presidenti Erdogan vuri theksin në rëndësinë e rritjes së vëllimit tregtar mes dy vendeve.

Presidenti Erdogan pritet me ceremoni të lartë zyrtare në Korenë e Jugut
Presidenti Erdogan pritet me ceremoni të lartë zyrtare në Seul të Koresë së Jugut
Presidenti Erdogan pritet me ceremoni të lartë zyrtare në Seul të Koresë së Jugut

Pas ceremonisë së pritjes të zhvilluar në Pallatin Presidencial “Shtëpia Blu”, Presidenti Erdogan dhe homologu i tij Moon Jae-in patën një takim kokë më kokë që zgjati afërsisht 1 orë.

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan tha se takimi i javës së kaluar i liderëve të Koresë Veriore dhe Jugore ka qenë një takim që mënjanoi shqetësimet.

I ndodhur në Korenë e Jugut për një vizitë zyrtare, Presidenti Erdogan u prit me ceremoni nga ana e homologut të tij koreanojugor, Moon Jae-in.

Pas ceremonisë së pritjes të zhvilluar në Pallatin Presidencial “Shtëpia Blu”, Presidenti Erdogan dhe homologu i tij Moon Jae-in patën një takim kokë më kokë që zgjati afërsisht 1 orë.

Më pas të dy liderët bashkëkryesuan në takimin mes delegacioneve dhe u prononcuan në interes të gazetarëve gjatë pjesës së hapur për media.

Fjalën e tij Presidenti Erdogan e filloi duke e falënderuar nikoqirin për mikpritjen.

Kreu i shtetit turk në emrin e tij personal dhe në emër të popullit turk e përgëzoi homologun koreanojugor për takimin me liderin e Koresë së Veriut, i cili do të ketë kontribut serioz për paqen botërore, ndërsa vijoi duke thënë se “Ky ka qenë një takim që mënjanoi shqetësimet dhe frikën e krijuar në botë. Unë ju përgëzoi për realizimin me sukses të këtij takimi. Urojmë që kjo vendosmëri të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

Duke vënë në dukje se do të ishte mirë që nëse gjatë këtij procesi Koreja e Veriut i vazhdon takimet edhe me vendet tjera, Presidenti Erdogan tha se “Turqia është e gatshme të bëjë atë që është e nevojshme në këtë drejtim”.

Erdogan në vijim shtoi se vëllimi tregtar mes Turqisë dhe Koresë së Jugut arrin në afërsisht 7,5 miliardë dollarë, por tërhoqi vëmendjen se kjo është e pamjaftueshme, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Duam që kjo të arrijë në një nivel shumë më të larë. Duke patur parasysh potencialin e popullsisë  dhe praninë e të dyja vendeve në grupin e G-20-ës, mendoj se është e nevojshme që ky nivel të rritet. Në qoftë se shikojmë numrin e përgjithshëm të banorëve të Turqisë dhe Koresë së Jugut shohim se kjo shifër arrin në 132 milionë. Për një potencial kaq të lartë ky nivel i tregtisë me të vërtetë është shumë i ulët. Pse mos të bëjmë që kjo të arrijë në nivelin e 10-15 miliardë dollarëve? Ne kemi shumë gjëra që mund ti bëjmë së bashku posaçërisht duke filluar nga industria e mbrojtjes”.

 


Lajme të ngjashme