TRT-ja feston 54-vjetorin e themelimit, drejtori Ibrahim Eren viziton Mauzoleun e Ataturkut

Drejtori i përgjithshëm i Korporatës së Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT), Ibrahim Eren, realizoi të martën një vizitë në Varrin Monumental të Ataturkut (Anitkabir) me rastin e 54-vjetorit të themelimit të TRT-së...

961767
TRT-ja feston 54-vjetorin e themelimit, drejtori Ibrahim Eren viziton Mauzoleun e Ataturkut

Drejtori i përgjithshëm i Korporatës së Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT), Ibrahim Eren, realizoi të martën një vizitë në Varrin Monumental të Ataturkut (Anitkabir) me rastin e 54-vjetorit të themelimit të TRT-së.

Eren dhe delegacioni shoqërues kaluan Rrugën me Luanë dhe u ngjitën në Mauzoleun e Ataturkut, ku vendosën një kurorë me lule.

Pas një minute heshtjeje për nder të themeluesit të Republikës së Turqisë dhe ekzekutimit të himnit kombëtar, drejtori i përgjithshëm i TRT-së nënshkroi Librin e Veçantë të Anitkabirit.

“TRT-ja është bërë fytyra e Turqisë në botë”, shkroi Ibrahim Eren mes të tjerash.



Lajme të ngjashme