Erdogan mesazh për 1 Majin: Do të vazhdojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se qeveria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e sinqerta për mbrojtjen e të drejtave dhe mjeteve ligjore të punëtorëve...

Erdogan mesazh për 1 Majin: Do të vazhdojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se qeveria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e sinqerta për mbrojtjen e të drejtave dhe mjeteve ligjore të punëtorëve.

Kreu i shtetit turk publikoi një mesazh me rastin e 1 Majit, Dita e Punës dhe Solidaritetit, njohur ndryshe edhe si Festa e Punëtorëve.

“Çdo individ i kombit tonë do të përfitojë nga vlera e shtuar, e cila del në pah nga rritja, fuqizimi dhe pasurimi i Turqisë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e sinqerta për mbrojtjen e të drejtave dhe mjeteve ligjore të punëtorëve. Do të ecim deri në fund krah për krah dhe sup me sup me vëllezërit tanë punëtorë. Rritja e punëtorëve nënkupton rritjen e Turqisë”, u shpreh Erdogan në mesazhin e tij për 1 Majin.



Lajme të ngjashme