Turqi - Në operacionet e javës së fundit u neutralizuan 32 terroristë

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë thuhet se gjatë operacioneve të ndërmarra mes datave 23-30 prill janë ndërmarrë gjithsej 692 operacione.

961309
Turqi - Në operacionet e javës së fundit u neutralizuan 32 terroristë

Në operacionet antiterror të ndërmarra gjatë javës së fundit (23-30 prill) në mbarë vendin janë neutralizuar 32 terroristë.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë thuhet se gjatë operacioneve të ndërmarra mes datave 23-30 prill janë ndërmarrë gjithsej 692 operacione.

Operacionet tokësore të ndërmarra nga ana e njësive speciale të xhandarmerisë dhe policisë dhe njësive komando të xhandarmerisë u përkrahën edhe nga ajri nga ana e Forcave të Armatosura të Turqisë.

Në komunikatë në mes tjerash thuhet se gjatë operacioneve janë kapur të vrarë 8 terroristë, 7 të tjerë të gjallë, ndërsa u vetëdorëzuan 8 terroristë.

Gjatë operacioneve janë ndaluar 130 persona të lidhur me organizatës separatiste terroriste PKK, 489 të tjerë të lidhur me organizatën terroriste gyleniste FETO, 50 për lidhje me organizatën terroriste DAESH dhe 46 persona për lidhje me organizatat terroriste të majtës ekstreme.

Në mes tjerash thuhet se janë kryer punimet në lidhje me 406 llogari në mediat sociale, nëpërmjet të cilave bëhet propagandë e organizatës terroriste dhe përhapen retorikat e urrejtjes, ndërsa janë ngritur paditë ndaj 226 personave.

 


Lajme të ngjashme