TUIK: Eksportet turke rriten me 7,7 për qind në mars

Eksportet e Turqisë në mars të këtij viti kanë shënuar një rritje me 7,7 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të 2017-s duke u realizuar në 15 miliardë e 587 milionë dollarë...

TUIK: Eksportet turke rriten me 7,7 për qind në mars

Eksportet e Turqisë në mars të këtij viti kanë shënuar një rritje me 7,7 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të 2017-s duke u realizuar në 15 miliardë e 587 milionë dollarë.

Instituti Turk i Statistikave (TUIK) publikoi të hënën shifrat e përkohshme të tregtisë së jashtme për muajin mars 2018, sipas një raporti të hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Doganave dhe Tregtisë.

Në bazë të këtyre statistikave, eksportet turke në çerekun e parë të 2018-s, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë rritur me 8,9 për qind duke arritur në gjithsej 41 miliardë e 185 milionë dollarë.



Lajme të ngjashme