Tanku ALTAY do të jetë vitrina e industrisë turke të mbrojtjes

Kompanitë e industrisë së mbrojtjes janë të gatshme për prodhimin në seri të tankut kombëtar turk ALTAY.

Tanku ALTAY do të jetë vitrina e industrisë turke të mbrojtjes

Kompanitë e industrisë së mbrojtjes janë të gatshme për prodhimin në seri të tankut vendor turk ALTAY.

Kryetari i Bordit Drejtues të Bashkësisë së Kompanive të Mbrojtjes dhe Aviacionit (OSSA) të Qendrës Industriale dhe Tregtare të Lindjes së Mesme (OSTIM), Mit’hat Ertug mbajti një fjalim në panairin e aeronautikës, çelur në Terminalin e Linjave Ndërkombëtare të Aeroportit të Antaljas, Eurasia Airshow, zhvilluar nën kujdesin e Presidencës së Turqisë.  

Ai tha se tanku Altay do të jetë vitrina e industrisë vendore të mbrojtjes nga aspekti i treguesit të aftësive të Sipërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme turke (KOBI).

Ai tha se në OSSA bëjnë pjesë 191 KOBI me projekte në fushën e mbrojtjes dhe aeronautikës.

Ertug bëri të ditur gjithashtu se industria turke zë 65% të pjesës së fushës së mbrojtjes dhe pjesën më të madhe të kësaj përqindjeje e zotërojnë nënkontaktorët.

 


Lajme të ngjashme